FAQ

Keni humbur kodin e aktivizimit të kursit të blerë?

Mund të rikuperoni kodin e aktivizimit të një a më shumë kurseve të blera nëpërmjet këtyre procedurave të thjeshta:

1. Hyni në http://www.ecm33.al/

2. Klikoni mbi opsionin “Login” (lart në të djathtë)

3. Futni EMRIN e PËRDORUESIT dhe FJALËKALIMIN (të zgjedhur në fazën e regjistrimit dhe/ose të përdorur për kurse të tjera të pranishme në http://www.ecm33.al/).

4. Pasi të keni hyrë klikoni mbi linkun “Keni humbur kodin e aktivizimit? Kërkoni ri-dërgimin këtu” që ndodhet në fund të faqes.

5. Shkruani adresën e emailit me të cilën keni aplikuar blerjen në kutizën blu.

Do t’ju vijnë me email kodet e aktivizimit të lidhura me kurset e blera nga ju. Kujtojmë se kodet e aktivizimit mund të përdoren vetëm njëherë.

 

FAQ ECM33

LLOGARIA, REGJISTRIMI DHE AKTIVIZIME TË KURSEVE NË ECM33

 

Ç’duhet të bëj nëse nuk më kujtohen kredencialet e mia për të hyrë në portalin ECM33?

Ri-marrja e kredencialeve të tua të aksesit është e thjeshtë: në faqen e “login” është i pranishëm funksioni “Ke harruar fjalëkalimin?”. Do të merrni në adresën tuaj të e-mailit një mesazh me informacionet e nevojshme.

 

Shembull:

-Marrje e dy e-maileve të ndryshme që përmbajnë 2 kode aktivizimi të ndryshme për kursin FND1 dhe kursin FND 2

- Kodet do të përdoren vetëm dhe ekskluzivisht në datën e publikimit të FND-së. Nuk mund të përdoren më parë. 

 

Regjistrimi i përdoruesit: ç’duhet të bëj për të seleksionuar një ose më shumë disiplina për regjistrimin tim në ECM33?

Për të seleksionuar një ose më shumë disiplina për profilin në ECM33 është e mjaftueshme të klikoni në ikonën “+” që do të shfaqet në kutinë e parë. Automatikisht disiplinat e seleksionuara do të kalojnë në kutinë e djathtë e më pas do të ruhen.

 

Është hera e parë që marr pjesë në një kurs FND ECM. Si mund të hyj në platformën për kursin?

Për të hyrë në kurs është e nevojshme të krijoni një profil në portalin www.ecm33.al. Krijimi i profilit është shumë i thjeshtë: 

  • Plotësoni skedën e regjistrimit si Përdorues i Ri me të dhënat e kërkuara;
  • Konfirmoni regjistrimin duke klikuar në linkun që do të merrni me e-mail;
  • Hyni në portal dhe futni “kodin e aktivizimit” të kursit të blerë.

 

Çfarë duhet të bëj për të kryer kursin?

Që të merrni pjesë në një nga kurset FND, kryeni regjistrimin brenda platformës ECM33.AL.

  1. Klikoni në linkun “Regjistrohu” (lart në të djathtë).
  2. Plotësoni formularin e regjistrimit duke plotësuara fushat e kërkuara (kushtojini rëndësi të veçantë korrektësisë së të dhënave që keni futur) me EMRIN E PËRDORUESIT dhe FJALËKALIMIN.
  3. Konfirmoni regjistrimin nëpërmjet e-mailit që do të dërgohet pasi të jetë përfunduar plotësimi i formularit.
  4. Shkruani në kutizën “Aktivizo kursin” kodin që keni marrë nëpërmjet e-mailit. (Shënim: kodi i aktivizimit nuk është fjalëkalimi që do të zgjidhni për llogarinë tuaj në fillim të regjistrimit)

 

Kam blerë on-line të një kurs në WWW.ECM33.AL por nuk kam marrë KODIN E AKTIVIZIMIT. Është i saktë?

Po, është i saktë. Procedura e parashikuar për disa kurse të reja në katalogun e ECM33 parashikon që dërgimi i Kodeve të Aktivizimit të kryhet pas disa ditësh nga data e pagesës. 

 

Mund të ndryshoj disa të dhëna në profilin tim?

Po, është e mundur, por duhet të jetë në përputhje me të dhënat që keni përdorur në fazën e regjistrimit në ECM33: Të dhënat personale dhe profesionale gjatë plotësimit të formularit do të kenë vlerë autocertifikimi në të gjitha aspektet.

Për të vijuar me modifikimet:

1. Bëj login në adresën www.ecm33.al me kredencialet e tua.

2. Kliko lart në të djathtë mbi opsionin Mirëserdhe.

3. Seleksiono kutizën “Modifiko të dhënat e profilit”.

4. Plotëso fushat e formularit lidhur me Profesionin dhe Disiplinat nëpërmjet funksioneve “Zgjidh Profesionin” dhe “Zgjidh Disiplinat”.

 5. Përditëso profilin duke përdorur butonin në fund të faqes.

 

 


Kryerja e një Kursi

 

Sa kohë kam në dispozicion për të plotësuar një kurs FND?

Kurset ECM33 kanë kohëzgjatjen e indikuar në projekt. Për secilin kurs indikohet koha në dispozicion. (Pa limit)

 

Mund të ndërroj përgjigjet e mia para përfundimit të kursit?

Përgjigjet mund të modifikohen deri kur të mos jenë kompletuar testet dhe mundësia për t’i përsëritur është e pakufizuar.

 

Si mund të verifikoj nëse kam kaluar një apo më shumë teste të mësuari?

Për të verifikuar nëse një ose më shumë teste janë kaluar me rezultat pozitiv është e mjaftueshme të verifikohet kutiza e gjendjes në anën e djathtë të çdo testi:

-në rast se tregohet me këtë shenjë “V” me ngjyrë të gjelbër, do të thotë se testi është kaluar

-në rast se tregohet me një shenjë “X” me ngjyrë të kuqe apo kutiza është bosh, do të thotë që testi nuk është kaluar plotësisht por vetëm pjesërisht.

 

A mund të marr certifikatën përfundimtare edhe nëpërmjet e-mailit?

Po në momentin që klikoni për të shkarkuar certifikatën automatikisht do t’ju vijë në adresën tuaj të e-mailit certifikata që dëshmon kursin e kryer

Jo, aktualisht nuk është i parashikuar ky shërbim për FND e pranishme brenda WWW.ECM33.AL

 

Kreditet ecm të dhëna nga ECM33 janë të vlefshme në nivel kombëtar?  

Po kreditet janë të vlefshme në nivel kombëtar.

 

Ku mund t’i blej kodet për të marrë pjesë në një kurs FND ECM?

Është e mundur të blihen kodet e aksesit për kurset FND, duke klikuar në linkun e pranishëm për kursin e interesuar “Bli tani”. 

 

Përdorimi i Cookies?

Një “cookie” është një file i vogël prove ose një grup të dhënash që shkarkohet dhe arkivohet në kompjuter, apo një dispozitiv të përdoruesit kur hyn në një faqe interneti. Cookies ridërgohen më pas në sitin e origjinës në çdo vizitë pasuese, ose në një tjetër faqe interneti që i njeh cookie-t.

 

Kurset e pranishme në ECM33 janë të gjitha me pagesë?

PO, aktualisht të gjitha kurset e pranishme brenda ECM33 janë me pagesë.  

 

Përse nuk arrij të hyj në testin e kursit?

Për të hyrë në testin e kursit është e nevojshme të kompletohen fazat në vijim:

  • Regjistrohu në platformë.
  • Shikoni të gjitha seksionet prej të cilave është i përbërë kursi.
  • Pasi ta keni përfunduar, mund të hyni në pyetësorin ECM.

Për të kaluar testin përfundimtar duhet t’i përgjigjeni saktë të paktën 75% të pyetjeve.


Pyetësori ECM mund të kompletohet në më shumë seksione pune, derisa sistemi memorizon përgjigjet e ofruara deri në atë moment.

 

Ç’duhet të bëj për të shkarkuar certifikatën?

Për të marrë certifikatën është e nevojshme:

  • Të regjistroheni në platformë 
  • Të shihni paraprakisht seksionet prej të cilave është i përbërë kursi.
  • Përgjigjuni saktë të paktën 75% të pyetjeve të pyetësorëve ECM.

Pasi t’i keni kaluar këto katër hapa do të keni mundësi të shkarkoni certifikatën.

 

Si të kontaktoj me asistencën e ECM33? 

Mënyra më e mirë për të kontaktuar me asistencën e ECM33 është plotësimi i një formulari mbështetës i pranishëm në sistem duke treguar qartësisht atë që ju nevojitet.

Ku shkarkohen certifikatat e kurseve të kryera?

Në rast se përfundoni me sukses në të gjitha pjesët e tij një ose më shumë kurse ECM FND, mund të shkarkoni certifikatën duke ndjekur këto hapa të thjeshtë:

  1. Kryej login në  www.ecm33.al
  2. Kliko në seksionin “Menaxho profilin”.
  3. Seleksiono opsionin “Dokumentet e përdoruesit”.

Brenda kategorisë “Dokumentet e përdoruesit” do të jenë në dispozicion të gjitha certifikatat e arritura për kurset FND të pranishme në ECM33.

KËRKESA MINIMALE PËR SISTEME

 

Sistemi Operativ:
Windoës XP ose më të lartë

Mac OS 10.3 Leopard (i këshilluar)

Linux Ubuntu 12.04 ose më të lartë (i këshilluar)

 

Browser:
Microsoft Internet Explorer 8.0 ose më i lartë
Safari 5 ose më i lartë
Firefox 21.0 ose më i lartë (këshillohet veçanërisht për kurset me përmbajtje interaktive si vetëm me titull thjeshtëzues, New Medical English) 
Chrome 28.0 ose më të lartë (i këshilluar)

Skeda audio 
Skeda video 

Monitor me rezolucion minimal 1024×768 pixel

Për të pasur akses në kurset është e nevojshme edhe të instalohen software falas të Adobe Reader

 

PËRDORIM I MUNDSHËM ME TABLET

iOS:

Sistem Operativ: iOS 5 / iOS 6 / iOS 7

Browser: Chrome, Safari

Dispozitivë të testuar: iPad2 / iPadMini / iPad3 

 

Android:

Sistem operativ: Android 4.x (i këshilluar)

Browser: (browser Samsung), Chrome e Firefox (i këshilluar në veçanti për kurset me përmbajtje interaktive si psh. New Medical English)

Dispozitivë të testuar: Nexus 7, Samsung Galaxy, Tab 2

Platforma mund të përdoret edhe nga dispozitivë të lëvizshëm me display landscape 5 polësh (ose më shumë).


 

 

Modifikimi i fundit: e hënë , 12 tetor 2015, 13:12