Kursi i paraqitur shkurt
Data e fillimit: 19/06/2023
Data e përfundimit: 31/12/2024
Kohëzgjatja: 4
Numri i krediteve: 4
Profesioni dhe specialiteti: Farmacist (të gjitha disiplinat), Mjek (Kardiokirurgji, Kirurgji e aparatit tretës, Kirurgji e përgjithshme, Kirurgji pediatrike, Kirurgji plastike, rikonstruktive dhe estetike, Kirurgji toraksi, Kirurgji vaskulare)
Çmimi: 0 lekë
Nis kursin
Për të pasur akses në kurs është e nevojshme të regjistroheni në platformë dhe të blini kodin e aktivizimi të kursit.
Ndërveprimet ndërmjet barnave, produkteve me bazë bimore dhe ushqimeve
Prezantimi i kursit
Kurs ECM FND i vlerësuar me 4 kredite formuese. Kursi u dedikohet profesionistëve të shëndetësisë
Synimi i kursit është të informojë në lidhje me nocionet themelore që qëndrojnë në bazë të ndërveprimeve farmakologjike, duke u mbështetur në konceptet e farmakokinetikës dhe farmakodinamikës dhe duke identifikuar ndërveprimet kryesore të produkteve me origjinë bimore dhe ushqimeve me dy klasa të rëndësishme barnash: ato që veprojnë në sistemin kardiovaskular dhe ato që ushtrojnë veprimin e tyre në sistemin nervor qendror.
Moduli i parë do të trajtojë konceptet e farmakokinetikës dhe farmakodinamikës, duke marrë në konsideratë, në veçanti, rolin e citokromeve në modulimin e metabolizmit të barnave. Modulet 2 dhe 3 do të trajtojnë ndërveprimet kryesore midis produkteve me origjinë bimore dhe barnave kardiovaskulare ose që veprojnë në sistemin nervor qendror. Në këto module do të trajtohen klasat kryesore të barnave, si: antihipertensivët, medikamentet për pamjaftueshmërinë kardiake apo për trajtimin e sëmundjeve ishemike të zemrës, ndërsa ndër medikamentet aktive në sistemin nervor qendror: klasat e antipsikotikëve, antidepresivët, analgjezikët dhe sedativët anksiolitikë.
Moduli 4 do të nxjerrë në pah ushqimet që mund të krijojnë ndërveprime me barnat, shpesh për shkak të modifikimit të citokromeve të veçanta dhe marrja e të cilave duhet të shmanget në prani të barnave të caktuara.
Kujdes! Në bazë të Vendimit Nr. 789, datë 22.9.2015, të Këshillit të Ministrave, pika: 3.1.2: Kreditet e përfituara nga aktivitete të edukimit në distancë duhet të përbëjnë jo më shumë se 50% të numrit të përgjithshëm të krediteve të raportuara.
Përgjegjësi shkencor
Prof. Giorgio Racagni
Profesor i Farmakologjisë
Drejtuar
Profesioni dhe specialiteti: Farmacist (të gjitha disiplinat), Mjek (Kardiokirurgji, Kirurgji e aparatit tretës, Kirurgji e përgjithshme, Kirurgji pediatrike, Kirurgji plastike, rikonstruktive dhe estetike, Kirurgji toraksi, Kirurgji vaskulare)Kohëzgjatja e kursit
Koha e nevojshme për të përfunduar kursin është 4 orë. Kursi do të aktivizohet nga 19/06/2023 deri në 31/12/2024.
Kreditet
Kalimi I testit final konsiston për të marrë 4 kredite formative.
Provider
Kursi realizohet nga Imagine S.r.l..
Imagine S.r.l. merr përgjegjësinë për përmbajtjen, cilësinë dhe korrektësinë etike të këtij aktiviteti ECM.