Kursi i paraqitur shkurt
Data e fillimit: 09/03/2023
Data e përfundimit: 31/12/2024
Kohëzgjatja: 25
Numri i krediteve: 25
Profesioni dhe specialiteti: Dentist (të gjitha disiplinat), Mjek (Kirurgji maksilo-faciale, Kirurgji orale (Kirurgji odontostomatologjike))
Çmimi: 0 lekë
Nis kursin
Për të pasur akses në kurs është e nevojshme të regjistroheni në platformë dhe të blini kodin e aktivizimi të kursit.
Trajtimet pediatrike në dentistri: probleme dhe zgjidhje
Prezantimi i kursit
Kurs ECM FND i vlerësuar me 25 kredite formuese. Kursi u dedikohet profesionistëve të shëndetësisë
Qëllimi i kursit është t'iu ofrojë stomatologëve mjete të përditësuara, të dobishme për trajtimin e problemeve që mund të ndeshen në trajtimin e pacientëve të vegjël.Temat e pesë moduleve do të mbulojnë aspekte të ndryshme të praktikës pedodontike, përfshirë diagnostikimin dhe terapinë interceptive të klasave të treta në moshën e zhvillimit, një qasje praktike ndaj keqformimeve vaskulare të zonës së kokës dhe të qafës, ndikimin e molarit të dytë të qumështit dhe patologjinë orale të pacientit pediatrik. Të gjithë autorët e kursit janë ekspertë në fushën e stomatologjisë pediatrike në Itali.Trajtimi i pacientëve të vegjël paraqet më shumë se një vështirësi për profesionistin, jo vetëm përsa i përket menaxhimit psikologjik të fëmijëve, që janë shpesh jo bashkëpunues. Kursi synon t'i ofrojë dentistit një sërë mjetesh për t'u përballur me më shumë se një situatë që kërkon aftësi specifike, si: malokluzionet dhe çrregullimet e erupsionit, çrregullimet me origjinë vaskulare dhe lezionet e mukozës, si dhe patologjitë endodontike.
Kujdes! Në bazë të Vendimit Nr. 789, datë 22.9.2015, të Këshillit të Ministrave, pika: 3.1.2: Kreditet e përfituara nga aktivitete të edukimit në distancë duhet të përbëjnë jo më shumë se 50% të numrit të përgjithshëm të krediteve të raportuara.
Programi shkencor
MODULI 1: Diagnoza dhe terapia interceptive e klasave të treta në moshën e zhvillimit.
G. Ierardo, V. Luzzi, A. Polimeni
MODULI 2: Keqformimet vaskulare të zonës së kokës dhe qafës në moshë pediatrike: nga diagnoza te terapia
A. Cassoni, R. Pucci, G. Di Benedetto, V. Valentini
MODULI 3: Problemet e nofullës së sipërme në moshën e zhvillimit: impaktimi i molarit të dytë të qumështit
Gian Luca Sfasciotti, D'angeli Giacomo, De Sanctis Claudio
MODULI 4: Patologjia orale te pacienti pediatrik
U. Romeo, A. Del Vecchio, G. Palaia, G. Tenore
MODULI 5: Trajtimi endodontik i dhëmbit të qumështit
G. Di Giorgio, A. Salucci, F. Covello, M. Bossù
Përgjegjësi shkencor
Giovanni Lorenzo Lodi
Profesor i asociuar, Universiteti i Studimeve Milano
Drejtuar
Profesioni dhe specialiteti: Dentist (të gjitha disiplinat), Mjek (Kirurgji maksilo-faciale, Kirurgji orale (Kirurgji odontostomatologjike))Kohëzgjatja e kursit
Koha e nevojshme për të përfunduar kursin është 25 orë. Kursi do të aktivizohet nga 09/03/2023 deri në 31/12/2024.
Kreditet
Kalimi I testit final konsiston për të marrë 25 kredite formative.
Provider
Kursi realizohet nga Imagine S.r.l..
Imagine S.r.l. merr përgjegjësinë për përmbajtjen, cilësinë dhe korrektësinë etike të këtij aktiviteti ECM.