Si të keni akses në kurset FND
Platforma ECM33.al vë në dispozicion të mjekëve, farmacistëve dhe dentistëve kurse online të akredituara dhe të realizuara nga emrat më të njohur ndërkombëtarë. Më poshtë keni një përmbledhje të hapave që duhet të ndiqni për të pasur akses në kursin që doni të kryeni.
1) Krijoni llogarinë tuaj në platformën ECM33.al
Klikoni në opsionin Regjistrohu dhe plotësoni formularin e regjistrimit duke ofruar të dhëna të sakta.
Në skedën e regjistrimit, në opsionin Profesioni-Specialiteti, fillimisht zgjidhni profesionin dhe më pas disiplinën duke klikuar mbi simbolin “+”. Disiplinat e seleksionuara në kutinë e majtë do të kalojnë automatikisht në të djathtën e më pas do të ruhen.
Pasi të keni plotësuar të dhënat, në fund klikoni në opsionin “Krijo llogarinë time të re” dhe konfirmoni regjistrimin duke klikuar në linkun që do të merrni me email.
2) Blini kursin
Pas aktivizimit të llogarisë tuaj në ECM33.al, shfletoni Skedën e kursit për t’u informuar për çmimin dhe kredencialet bankare. Aktualisht kurset në platformën ECM33.al mund të blihen vetëm me transfertë bankare me këto të dhëna:
BANKA CREDINS
Numri i llogarisë /Lekë: 00000585417
Iban: AL60212110470000000000585417
Numri i llogarisë/Euro: 00000585418
Iban: AL33212110470000000000585418
BANKA INTESA SAN PAOLO
Numri i llogarisë /Lekë: 95727335302
Iban: AL30208111010000095727335302
Numri i llogarisë / Euro: 95727335301
Iban: AL30208111010000095727335301
3) Vendosni Kodin e Aktivizimit
Pasi të keni kryer pagesën në bankë, mandatpagesën duhet ta dërgoni të skanerizuar ose fotografuar me email në adresën staff-fad@ecm33.al. Në subjektin e emailit shkruani titullin e kursit të përzgjedhur. Si përgjigje do t’ju vijë një email automatik me Kodin e Aktivizimit, të cilin duhet ta vendosni në kutizën përkatëse vetëm herën e parë që do të hyni në kurs.
Me këtë hap të fundit ju keni aktivizuar kursin.
Shfletoni të gjithë përmbajtjen e tij, duke klikuar në titujt e moduleve dhe kryeni testet përkatëse. Në fund do të merrni me email ose shkarkoni direkt certifikatën e cila dëshmon ndjekjen e kursit të njohur nga QKEV. Printoni certifikatën dhe dërgojeni me postë të thjeshtë në QKEV.
4) Kurse të tjera
Në llogarinë tuaj në ECM33.al do t’ju shfaqet vetëm kursi që keni blerë. Në rast se dëshironi të kryeni një kurs të dytë, duhet të dilni nga llogaria juaj me opsionin “Dil”, për të parë të gjitha kurset në dispozicion.
Për çdo paqartësi mund të konsultoheni me faqen e informacioneve FAQ ose të na kontaktoni drejtpërdrejt duke zgjedhur opsionin "Kërko asistencë".